“Në moment kur heton se përgatiten kurthe të ndryshme nga partneri i koalicionit, atëherë duhet të reagohet shumë shpejtë dhe duhet t’i jepet me kohë shuplaka partnerit të koalicionit, në këtë rast meqë e kemi fjalën për BDI-në dhe VMRO-DPMNE-në që mos te ndodhë për shkak të mossinqeristetit në mënyrën e bashkë qeverisjes, ta paguajnë qytetarët”, ka deklaruar analisti politik Ismet Ramadani.
Duke folur mbi partitë e reja politike shqiptare, Ramadani tha se disa nga partitë e reja të dala si fraksione të PDSH-së dhe BDI-së, po humbin shumë energji duke u marrë me njëra-tjetrin, për të ndarë një pjesë të elektoratit për vete dhe për të startuar pastaj si parti të reja.
Në këtë fushatë pak më lehtë e ka Lëvizja BESA sepse është parti që nuk është fraksion e ndonjë partie tjetër, as PDSH-së, as BDI-së, por është një iniciativë e cila erdhi ndoshta nga rinia akademike e pakënaqur me këto dy partitë për të cilët folëm deri tani dhe ata bukur mirë e kanë shfrytëzuar ambientin politik dhe si duket e kanë të qartë se çka duhet bërë që qytetari të rikthej besimin në politikë”, ka shtuar më tej Ramadani.
Sipas Ramadanit, dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH e kanë të vështirë më t’i bind qytetarët, pasi partitë e reja politike do ta demaskojnë politikën e tyre me shumë demagogji.
Ramadani: BDI ka legjitimuar politikat antishqiptare të VMRO-së
Maqedonia është në krizë të thellë politike ndërsa fajtor për këtë janë politikat e gabuara të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Kështu ka deklaruar në emisionin INTERVISTA, analisti politik Ismet Ramadani, duke shtuar se BDI me vitet të tëra ka legjitimuar politikat antishqiptare të VMRO-DPMNE-së.