– Një pjesë e madhe e nxënësve shqiptar që mësojn në shkolllën fetare në Kondovë të Shkupit shprehen të paknaqur nga pagesa e transportit urban. Sipas medresantëve është për habi se gjimnazistët në Shkup nuk paguajnë asnjë denar për autobus, ndërsa këta janë të detyruar të paguajn autobusin apo furgonin.
Denis Ramadani(18) nxënës i medresesë “Isa Beu” në Kondovë shprehet i revoltuar për shkak se medresantët janë të diskriminuar nga ana e shtetit. Ramadani shprehet se vetëm medresantët duhet me vetëfinansim të paguajnë transportin publik në Shkup.
” Unë si nxënës i medresesë jam shumë i revoltuar për shkak se duhet vet ta paguajm udhën nga Radusha deri në Kondovë” u shpreh nxënësi i medresesë, Denis Ramadani për Zhurnal. Ai njëkohësisht kërkoi nga Minisria e Arsimit ndihmë që të zgjidhet ky problem. “Mendoj se vetëm ministri Ademi mund të na dal në ndihmë. Edhe ne medresantët duhet të jemi të barabartë me nxënësit tjerë, e jotë gjithë gjimnazistët në Shkup rrugën me autobus t’a kenë falas, ndërsa ne rrugën të paguajm nga xhepi”, tha mes tjerash Ramadani.
Shkolla e Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” është shkollë e orientuar profesionale dhe bën pjesë në rangun e shkollave të mesme, e cila gjendet në Kondovë. Gjatë shkollimit katërvjeçar nxënësit dëgjojnë 30 lëndë, nga të cilat si gjuhë amtare mësohen maqedonishtja, shqipja dhe turqishtja, arabishtja si gjuhë profesionale kurse anglishtja si gjuhë e huaj.