Në Pakistan sot janë regjistruar temperatura shumë të larta të cilat në disa pjesë të vendit kanë arritur deri në 46 gradë Celsius, raporton Anadolu Agency (AA).
Temperaturat e larta rëndojnë akoma më shumë agjërimin e muslimanëve në këtë vend ku jetojnë mbi 170 milion njerëz, nga të cilët muslimanët përbëjnë 97 përqind të popullsisë.
Në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, sot temperatura është regjistruar 39 gradë, ku pakistanezët janë munduar në mënyra të ndryshme dhe në vende të ndryshme të gjejnë freski, gjë të cilën e ka regjistruar edhe fotoreporteri i AA-së përmes objektivit të aparatit të tij.
Përveç në lumenjtë dhe shatërvanë pakistanezët freskinë e kanë kërkuar duke hedhur mbi trupin e tyre kovat me ujë. Më nxehtë ishte në Larkana, ku temperatura ishte 46 gradë, 45 në Sukkur dhe Admadpurun Lindor 44.
Qershori është muaji më i nxehtë në Pakistan dhe pothuajse çdo vit nga temperatura tejet të larta vdes një numër i madh i njerëzve.
Pas kësaj vijon periudha e shirave monsun që pakistanezëve u shkakton problem të tjera.