Ramiqi: Ne do ta mbrojmë identitetin Islam të shqiptarëve

Lëvizja Islame Bashkohu (LISBA) synon jo vetëm praninë në Parlament, por edhe njëri ndër faktorët e skenës së ardhshme politike.

Kjo parti e re në Kosovë do të mundohet ta mbrojë identitetin Islam të shqiptarëve të Kosovës.

Nuk do t’i lë anash as protestat në rrugë nëse Parlamenti nuk bën punë.

“Pozita e Kosovës në ndërtimin e demokracisë së mirëfilltë është treguar i mangët sidomos kur është në pyetje roli i shoqërisë civile. Në veprimtarinë tonë mbi dy vjet e gjysmë në mbrojte të të drejtave dhe lirive fondamentale të njeriut duke përfshirë edhe të drejtën e besimit dhe ushtrimit të lirë ne nuk kemi arritur që t’i realizojmë ato të drejta sepse mekanizmat e pushtetit kanë qenë më të fortë dhe nuk e kanë respektuar rolin e shoqërisë civile. Pjesërisht kemi pas sukses dhe metodat dhe mekanizmat që ne i kemi përdorë qoftë me protesta, tribuna apo paraqitje mediale kanë ardhur në një fazë që janë konsumuar. Duke pasur parasysh rolin e pushtetit, atëherë edhe kërkesa e njerëzve, aktivistëve tanë dhe nga analizat tona na kanë çuar drejt asaj që ne të futemi në garë si subjekt politik në kontekstin e veprimtarisë institucionale për të arrit ato që ne i kemi bërë si shoqëri civile”, tha ndër të tjera, Ramiqi. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakPriftërinjtë pedofilë marrëveshja me viktimat e dioqezës së Mahony
Artikulli vijues“Firefox 19.0.2”