Priftërinjtë pedofilë marrëveshja me viktimat e dioqezës së Mahony

Sipas marrëveshjes 10 milionë dollarëshe do të tërhiqen 4 akuzat për pedofili

Ndërsa arqipeshkvi i Los Angelesit Roxher Mahoni, është pjesë e konklavës për të zgjedhur pasardhësin e Benediktit të 16, në qytetin e tij është arritur marrëveshja ligjore prej 10 milionë dollarësh. Sipas marëvesheshjes do të tërhiqen 4 akuzat për pedofili që përshinte një prift, dhe që sipas akuzave u mbulua nga kardinali amerikan. Bëhet fjalë pikërisht për ish priftin Majkëll Bejkër që në vitin 1998 i kishet rrëfyer në atë kohë arqipeshkvit të Los Angelesit, Mahonim se kishte abuzuar me dy vëllezër për shtatë vjet. Kardinali e detyroi prif;tin që ti nënshtrohej një trajtimi psikologjik por më pas e la të kthehej në rolin e tij gjatë të cilit ai abuzoi me djem të tjerë. Bejkër ishte dënuar dhe në vitin 2007 për abuzime me të mitur. Mahoni dha dorëheqjen nga posti i arqipeshkvit të Los Angelesit në vitin 2011. Sipas marrëveshjes asnjë nga palët nuk do të deklarojë se ka kryer apo ka pësuar abuzime./BS/kohaislame

Artikulli paraprakMartirizohet një palestinez në Bejtul Makdis
Artikulli vijuesRamiqi: Ne do ta mbrojmë identitetin Islam të shqiptarëve