Ramush Haradinaj afrohet tek LDK-ja?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është duke zhvilluar një biseë me disa nga deputët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Pak para fillimit të seancës parlamentare, Haradinaj shihet duke biseduar me Lutfi Zharkun, Ismet Beqirin, Arban Gashin, Naser Osmanin, Lumir Abdixhikun dhe Driton Selmanin.

Takimi duket konstruktiv mes tyre ndërsa nuk dihet cila mund të ketë qenë tema e bisedës.

Ndryshe, shefi i ekzekutivit është parë teksa bisedon edhe me disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, respektivisht deputetin Alin Lajçi.

 

Artikulli paraprakAbdixhiku rreth Projektbuxhetit 2018
Artikulli vijuesVisar Ymeri thotë se VV do të votojë kundër buxhetit për vitin 2018