Shqipëria radhitet në 5 vendet e mëdha të kultivimit të kanabisit bashkë me Kolumbinë, Xhamajkën, Holandën dhe Paraguain.
Në këtë përfundim ka arritur Organizata e Kombeve të Bashkuara në raportin e saj të fundit për drogën në të gjithë botën. Sipas raportit, vendi ynë gjeneron 2.6 për qind fitime të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga droga.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar raportin e këtij viti për drogën në të gjithë botën.
Sipas të dhënave në raport, vendi ynë gjeneron 2.6 për qind fitime të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga droga.
Kjo shifër rezulton më e lartë në vendin tonë krahasuar me vendet të tjera më të zhvilluara si Italia, Franca e Britania, të cilat janë tregjet kryesore të shitjes së drogave.
Raporti, i cili ka analizuar 129 vende për një periudhë nga 2009 në 2014, tregon se Shqipëria është një nga vendet e mëdha të kultivimit të kanabisit, së bashku me Kolumbinë, Xhamajkën, Hollandën dhe Paraguain.
Organizata e Kombeve të Bashkuara shkruan se të ardhurat e drogës vetëm në të ashtuquajturën rrugë ballkanike kapin shifrën e 28 miliardë dollarëve në vit.
Në raport shkruhet se në 2014 në Shqipëri janë prodhuar 540 ton drogë dhe janë zbuluar 551.414 bimë kanabis.
Sipas raportit, kanabisi është droga më e kultivuar në botë, kultivimi i opiumit është zvogëluar vitin e kaluar, ndërsa kokaina ka qenë në rritje.
Në forma të ndryshme, kanabisi është kapur në 95 për qind të vendeve gjatë 2014 , kurse sa u përket trafikanteve, pjesa më e madhe janë meshkuj, edhe pse nuk mungojnë femrat.
Megjithatë raporti flet për një tendencë në rënie të femrave të lidhura me trafikun e drogës.
Rreth 3.8 për qind e popullsisë globale ka përdorur kanabis në vitin 2014. /Telegrafi/