Raporti me informacione për FETO/PDY muaj më parë u dërgua në shtabin e përgjithshëm Turk

Informacionet e inteligjencës të dërguara në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë disa muaj më parë, në prag të seancës së radhës të Këshillit të Lartë Ushtarak, kishin të bënin me paralajmërimet në lidhje me organizatën terroriste të strukturave të shtetit paralel (FETO/PDY), raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti i inteligjencës ka paralajmëruar se një e treta e kolonelëve dhe gjeneralëve të cilët ishin në pritje për t’u emëruar në seancën e Këshillit, ishin të lidhur me organizatën terroriste të strukturave të shtetit paralele (FETO/PDY).

Shtabi i Përgjithshëm, në përputhje me raportin e paraqitur pati iniciuar procedurat në lidhje me oficerët emrat e të cilëve u gjetën në raport. Supozohet se anëtarët e kësaj organizate kuptuan se pas takimit të Këshillit të Lartë Ushtarak ata do të largohen nga puna me çka vendosën të nisin grusht shtetin ushtarak.

Sipas të dhënave të marra nga gazetari i Anadolu Agency (AA), pas kostatimit se hetimi i koduar Ergenekon është komplot i organizatës terroriste FETO, oficerët e lartë të ushtrisë turke u vunë nën vëzhgimin e strukturave të zbulimit.

Në bazë të rezultateve të kontrolleve të filluara në mars të këtij viti, një e treta e oficerëve të cilët ishin paraparë të mbanin poste të caktuara pas seancës së Këshillit ishin të lidhur me organizatën terroriste FETO/PDY. Raporti që përmban emrat e oficerëve të lidhur me FETO/PDY, i ishte dorëzuar përmes rrugës zyrtare Shtabit të Përgjithshëm.

Raporti i dorëzuar në Shtabin e Përgjithshëm me listën e emrave që ishte pjesë përbërëse e saj, ka mbërritur në duart e oficerëve anëtarë të organizatës terroriste FETO/PDY të cilët kishin kuptuar se pas seancës së Këshillit kjo organizatë do të humbiste fuqinë në mënyrë të konsiderueshme brenda forcave të armatosura dhe vendosën që më 15 korrik të nisin grusht shtetin.

Saktësia e të dhënave të raportit të shërbimit të inteligjencës u konfirmua në hetimet pas 15 korrikut, në kuadër të së cilës u arrestuan rreth 100 oficerë, emrat e të cilëve janë përmendur në dokumentin e cilësuar si “top sekret”.

Burime zyrtare konsiderojnë se anëtarët e organizatës terroriste FETO, oficerët e lartë, kanë mundur të largohen nga forcat e armatosura, pas mbledhjes së Këshillit të Lartë Ushtarak, po të mos ndodhnin disa lëshime të sigurisë në Shtabin e Përgjithshëm.

Takimi i Këshillit të Lartë Ushtarak, ku për herë të parë do të kryesojë kryeministri i Turqisë Binali Yildirim do të mbahet të enjten në Ankara. Në këtë seancë do të bëhen emërime të rëndësishme, por edhe do të analizohet në detaje tentimi i grusht shtetit të kryer nga organizata terroriste FETO/PDY.

Kështu seanca, e cila çdo vit mbahet në një dhomë të veçantë në Shtabin e Përgjithshëm, në fshehtësi të rreptë, për herë të parë do të mbahet jashtë hapësirave të Shtabit të Përgjithshëm. Gjithashtu për herë të parë në seancë do të merr pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Fikri Isik.

Artikulli paraprakSiri, në sulmet e regjimit në Halep vriten 6 persona
Artikulli vijuesLideri i CHP-s: Gyleni duhet të ekstradohet në Turqi