Rasti Bytyçi në agjendën e marrëdhënieve ShBA-Serbi

Familja Bytyçi ka porositur dje, pas njoftimit se kryeministri i Serbisë do të vizitojë ShBA , se „Goran Radosavljeviq Guri doemos duhet të përjashtohet nga SNS-ja”, partia e Aleksandar Vuçiqit.
 
Kryeministri serb gjatë vizitës në Washington, në të cilën e ka ftuar nënkryetari i ShBA Joe Biden, do të bisedojë për shumë çështje: Marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit si për rastin Bytyqi dhe djegien e Ambasadës amerikane në Beograd pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, transmeton “Blic” i Beogradit.
 
Se rasti i tre vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, shqiptarë nga Kosova, Ylli, Agron dhe Mehmet, pjesëtarë të UÇK-së që u vranë në poligonin policisë serbe në afërsi të Klladovës, as përfundimit të luftës në vitin 1999, detyrimisht do të jetë pjesë e agjendës së kësaj vizite, ka thënë vëllai i të ndjerëve Fatos Bytyçi, përcjell Koha.net .
 
“Ne besojmë në vendimorin e e kryeministrit Vuçiq që drejtësia të shkojë në vend dhe që të përmirësohen marrëdhëniet bilaterale të Serbisë e të ShBA. Të gjithë kryetarë serbë, kryeministrat dhe zyrtarët e lartë deri më tash kanë shkelur të gjitha premtimet për këtë rast, por anëtarët e Kongresi amerikan e të State Departmentit do të vazhdojnë së insistuari për këtë”, ka thënë Bytyçi
 
Bytyçi ka theksuar se “prokurorët serbë besojnë se Guri është i dyshimti kryesor për këtë rast, i cili edhe po pengohet hetimet dhe po i frikëson dëshmitarët”.kohaislame
Artikulli paraprakFundoset anija në afërsi të Sicilisë, 40 të zhdukur
Artikulli vijuesNë Kukës u shënua përvjetori i eksodit të dhunshëm të kosovarëve