Rasti i nxënëses Sarah, shkakton debate në Francë

Sarah e cila nuk u lejua të hynte në mësim për arsyen se ajo kishte shkelur parimet e laicizmit duke veshur fund të zi e të gjatë, sot pas pushimeve dy javore u kthye sërish në shkollë duke veshur fund të gjatë.
 
 
 Nxënësja e shkollës nëntëvjeçare, Sarah e cila nuk u pranua në shkollë sepse kishte veshur fund të gjatë në Francë, pas pushimeve shkollore hyri në mësim me fundin e gjatë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sarah e cila është nxënëse e në kolegjin Leo-Lagrange de Charleville-Mezieres në qytetin Charleville-Mezieres në veri të vendit dhe e cila nuk u lejua të hynte në mësim për arsyen se ajo kishte shkelur parimet e laicizmit duke veshur fund të zi e të gjatë, sot pas pushimeve dy javore u kthye sërish në shkollë duke veshur fund të gjatë.
 
Ajo ka folur për gazetarin e AA-së dhe është shprehur se drejtuesit e shkollës këtë herë nuk kanë kryer ndonjë paralajmërim apo ndërhyrje dhe se ajo duke veshur fundin e gjatë mund të hyjë në mësime si të gjithë nxënësit e tjerë.
 
Sarah thekson se edhe sot ka veshur fundin e gjatë duke injoruar paralajmërimet e bëra para pushimeve nga drejtuesit e shkollës dhe u shpreh më tej se “sigurisht mund të vishja edhe pantallona, Por unë preferoj të vesh fund. Është e drejta ime që unë të vesh atë që dëshiroj në përputhje me rregullat. Kështu që do të vazhdoj të vesh kur të dëshiroj fund e kur të dëshiroj pantallona”
 
Ndërsa nëna e Sarah tha se drejtuesit e shkollës e kanë thërritur atë për të biseduar ditën e nesërme, por se ajo nuk do të bisedojë me drejtuesit e shkollës pa praninë e një avokati.
 
Sarah në mesin e muajit prill u dërgua në shtëpi 2 herë duke mos u pranuar në shkollë me arsyen se kishte veshur fund të gjatë. Kjo ngjarje çoi në reagimin e komunitetit ndërkombëtar dhe të shoqatave kundër islamofobisë, ndërsa Ministrja e Arsimit, Najad-Vallaud Belkacem mbrojti drejtuesit e shkollës. Belkacem duke theksuar se Sarah nuk ishte pranuar në shkollë për arsye të sjelljes së saj dhe jo për fundin e gjatë ajo kishte komentuar se “Nëse duhet të jemi realistë drejtuesit e shkollës kanë dhënë vendim të drejtë. Ky është një vendim në lidhje me sjelljen dhe karakterin e nxënëses jo në lidhje me çështjen e fundit”.
 
Ndërsa drejtuesit e shkollës pas ngjarjes duke i dërguar një letër familjes së Sarah i kishin shprehur duke paralajmëruar se “Nëse dëshironi që vajza juaj të vazhdojë shkollën ju lutemi të keni kujdes veshjen e saj”.
 
Në shkollën në fjalë që nga mesi i prillit u vendos ndalimi i fundeve të gjata ndaj nxënësve muslimanë dhe disa nxënëse nuk u pranuan në shkollë me arsyen se fundi i gjatë përfaqëson vlerat fetare.
Artikulli paraprakVeç 1600 euro për shtëpitë e shkatërruara në Komanovë!
Artikulli vijues"Ata me 1600 euro paguajne nje darke,ne me 1600 euro duhet me ndertu shtepia!"