Rasti "Monstra" – Dnevnik-u (i VMRO-së) çmendet ndaj Kosovës dhe shqiptarëve

Gazeta maqedonase Dnevnik në artikullin e fundit kushtuar lirimit të dy të akuzuarve shqiptarë nga Shkupi për rastin Monstra nga ana e gjykatës së Kosovës është marë në rolin e gjykatësisë, njofton Zhurnal.

Kjo gazetë merr rolin që të sulmojë shtetin e Kosovës se mbështet terorizmin ndërsa lirimin e dy shqiptarëve nga Shkupi e sqaron se është një akt që është bërë vetëm se ato janë shqiptarë.

Dnevnik-u revoltohet pse janë liruar vëllezërit Ismailoviç nga gjykata e Prishtinës derisa burime nga ministria e drejtësisë theksojnë se kanë marë përgjigje negative në lidhje me ekstradimin e tyre në Maqedoni.

”Paralajmërimi kishte ardhur nga Kosova dhe e njejta është dorëzuar në gjykatën themelore Shkupi 1. Krahas vendimit në letër shkruhet se edhe garacat që kanë dhënë insttiucionet e Maqedonisë kanë pasur dyshime se ato do të dënohen për shkak të nacionalitetit pse janë shqiptarë”, theksojnë nga ministria e drejtësisë.

Ndërkohë nga ministria e drejtësisë e Kosovës kanë theksuar se të gjitha pyetjet për këtë çështje të adresohen në ministrinë e drejtësisë së Maqedonisë për shkak se të dy ministritë janë në koordinim për këtë lëndë, transmeton Zhurnal.

Artikulli paraprakVIDEO – Populli Shqiptarë
Artikulli vijuesLatasi përkulet ndaj popullit turk dhe kërkon falje