‘’Shpresoj se këto dëshmi janë nga bisedat telefonike, transkriptat, video xhirimet dhe dëshmi të tjera në një nivel të klasifikuar, që njëkohësisht do i’u jepen edhe të akuzuarve. Mendoj se me këto dëshmi do të përfundojnë brenda njëzet ditëve’’, tregon Raufi.
Deri më tani padi penale për rastin e Kumanovës të ndodhur më 9 maj janë akuzuar 29 persona. Të akuzuarit mbajnë akuzën për terorizëm dhe organizatë teroriste. Të akuzuarit janë shtetas të Maqedonisë, të Kosovës por edhe një nga Shqipëria me pasaportë gjermane si dhe instruktor ushtarak që jeton në Ferizaj.
Në paraburgim gjenden të gjithë të akuzuarit mes të cilëve edhe ushëheqësi i grupit Komandant Malisheva dhe Sami Lushtaku, Komandant Sokoli. Gjatë aktakuzës të akuzuarit janë mbrojtur me heshtje. Në të njejtën akuzë janë edhe dy të tjerë, Osman Sulejmani nga fshati Brest i cili e ka treguar armën e vjedhur nga kazerma në Goshince dhe më pas i ka ikur policisë por më pas është arestuar në Kosovë. Kosovari Zijadin Krasniqi ka qenë pjesë e grupit në Lagjen e trimave por më pas i ka ikur policisë dhe është akoma i pakapshëm.
Gjithësejt 20 persona të akuzuar për këtë rast kanë pasur edhe dosje në Kosovë e Maqedoni për kryerje të rasteve të ndryshme përfshirë këtu kidnapim, kërcënim, vrasje dhe trafik me armë. Malisheva është i dyshuar edhe për dy vrasje në Kosovë. Valdet Zekaj është i akuzuar për dy vrasje dhe 20 vepra të ndryshme penale.
Në Kumanovë është arestuar edhe Nexhbedin Lika, i dënuar për vrasje në Tetovë të kryer para 12 vitesh. Shtetasi shqiptarë Genc Sefa ka qenë instruktor në grup dhe ekspert për eksploziv ndërsa Enver Klein me shtetësi gjermane ka gjuajtur me snajper nga Lagja e Trimave ndërsa në Gjermani ka kryer kursin për drejtim të helikopterëve.
Avokati Raufi ka vërtetuar se para gjykatës do të kërkojë të dëshmojnë edhe pjestarë të shërbimit sekret të Maqedonisë emrat e të cilëve dyshohen në raport se janë takuar me grupën e Mirsad Ndrecajt. ‘’Unë akoma mendoj se pas ngjarjeve të Kumanovës ka një skenar të pregaditur nga më shumë shërbime secrete, këtë e them nga informacione të mia’’.