Reagim me rastin e akuzave ndaj imam Bekim Alimit për lidhje radikale

Unioni i imamëve shqiptarë në Zvicër me shqetësim të madh po përcjellë situatën e krijuar rreth kontestimit të pjesëmarrjes së imamit, Bekim ef. Alimi, në cilësinë e përfaqësuesit të besimtarëve muslimanë me rastin e hapjes dhe të bekimit të Tunelit të Gotthardit, në të cilin eveniment do të marrin pjesë edhe krerë të fetarë të Zvicrës.

Kjo situatë u krijua pas deklaratës së deputetit kantonal nga radhët e partisë FDP, Fabio Schellman, dhënë në gazetën zvicerane “Schweiz am Sonntag”, i cili e akuzon imamin se ka lidhje me personalitete dhe lëvizje radikale.

bekim alimi

Bekimi Alimi është nga radhët tona, dhe njihet për imam i moderuar. Ai këtë e ka dëshmuar në mënyrë permanente me punë, me angazhime serioze në kontinuitet nëpër institucione relevante brenda dhe jashtë Zvicrës. Imam Ef. Alimi është pjesëmarrës aktiv në platformat për dialog ndërfetar dhe llogaritet si njëri nga imamët më të integruar dhe më të përgatitur në këtë rafsh. Me fjalë të tjera është emblema e imamit të suksesshëm shqiptar.

Ne jetojmë në një botë demokratike në të cilët njeriu ka të drejtë të dalë në foto dhe të bashkëbisedojë më figura dhe personalitete të kulturave, religjioneve dhe bindjeve të tjera. Nëse diversiteti kulturor, politik, fetar apo social është pasuri për një shoqëri, atëherë zhvillimi i dialogut dhe bashkëbisedimi, po ashtu, janë vlera të shoqërive të zhvilluara. Madje, Imam Bekim Alimi nga vetë autoritetet zvicerane lokale dhe nacionale njihet si imam i moderuar dhe ka dhënë mjaftë dëshmi për integrim të komunitetit muslimanë që drejton, si në qytetin e Wil-it, në kuadër të UNIONIT dhe DIGO-s.

Kryetari i UISHZ
Nehat ef. Ismaili

 

(Islampress)

Artikulli paraprakBeH, imami boshnjak çon në vend amanetin e priftit serb
Artikulli vijuesRrëfimi i skocezit që pranoi Islamin pa takuar kurrë një musliman