Reagon VMRO: Zhernovski publikoi materiale të montuara

MRO-DPMNE ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të mbajtur sot nga ana e kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski. Sipas partisë në pushtet, Zhernovski ka lëshuar “të njëjtat biseda të krijuara, të montuar dhe të ngjitura”, sikurse lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. 

“Ëndrra më e madhe e Andrej Zhernovskit është të jetë Zoran Zaev… Zhernovski u kandidua për Kopja e Artë të vitit në filmin nën regji të qendrave të huaj, producent i të cilit është Zoran Zaev, Zoran Verushevski dhe kryesia e LSDM- së”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Ata thonë se sot ishte repriza e “fiaskos së përjetuar në Sallën Universale”, disa ditë më parë.

“Këta njerëz si duket nuk kuptojnë se në dëshirën për ta dërguar Maqedoninë në kaos, destabilizim dhe probleme, të vetmen gjë që do të arrijnë të bëjnë është ta dërgojnë LSDM në shkatërrim të brendshëm dhe në situatë pa rrugëdalje”, qëndron më tej në reagimin e partisë në pushtet.

Nga VMRO thonë se nuk do të lejojnë që Zaev të luan me jetën reale të qytetarëve dhe se ata  do të vazhdojnë të punojnë në krijimin e kushteve për hapjen e fabrikave të reja, për hapjen e vendeve të reja të punës, ndërtimin e  infrastrukturës në Maqedoni si dhe për përmirësimin dhe përmbushjen e nevojave të qytetarëve./Almakos

Artikulli paraprakJeta Osama Bin Laden dikur (FOTO)
Artikulli vijuesIkja e Daut Haradinajt, shpërbërje e AAK-së