Shkupi dhe Maqedonia perëndimore u përfshinë nga shiu dhe bubullima

0
220

Shkup, 4 gusht – Deri në fund të ditës do të ketë paraqitje lokale të reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullima, posaçërisht në zonat malore në Maqedoninë perëndimore, ndërsa me mot jostabil do të përfshihen edhe pjesët nga zonat e Shkupit. Në orët e mbrëmjes moti gradualisht do të stabilizohet, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Reshje të rrëmbyeshme lokale me bubullima DPHM regjistroi sot pasdite në pjesët e Pelargonisë, në rajonin Ohër-Prespë, në pjesët malore të Ohrit, përmes Kërçovës deri në lumin Kozjak dhe Jakupicë, si dhe dukuri të izoluar në pjesët malore nga Maqedonia lindore. Në këto momente paraqitje të jostabilietitit ka edhe në Karadak të Shkupit.

Nesër moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare lokale, pasdite me reshje të shkurta lokale dhe bubullima. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 14 deri 21 gradë, ndërsa e ditës prej 30 deri më 37 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë paradite moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla, ndërsa pasdite do të ketë erë e dobët nga veriu. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 19 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 35 gradë Celsius.

Në periudhën e ardhshme moti në pjesën më të madhe të vendit do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa në orët e pasditës me paraqitje lokale të reshjeve të përkohshme të shiut dhe dhe bubullimë. Proceset do të jenë më intensive në pjesët perëndimore dhe jugore të cilat nuk do të jenë intenzive.

© ZHURNAL.mk