Real Madridi është rikthyer te fitorja në La Liga, pas tri barazimeve radhazi, duke e mposhtur me rezultat të thellë Betisin.
“Los Blancos” shënuan fitore prej 1 me 6, raporton Koha.net.
Varane, Benzema e Marcelo shënuan tre golat e parë. Më pas Isco shënoi dy herë në minutat 45 dhe 62. Kurse golin e fundit e shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 78.
Golin e vetëm për vendasit e shënoi Cejudo në minutën e 55.
Me këtë fitore Real Madridi renditet në vendin e dytë me 18 pikë, po as sa ka edhe rivali lokal Atletico Madrid.