Receta për prodhim shtëpiak të majonezës

0
327

Përbërësit:

1 gotë ujë

2 ½ lugë gjelle niseshte misri

½ filxhan vaj ulliri ose vaj vegjetal

1 lugë kafeje sheqer

1 lugë kafeje uthull

1 lugë kafeje mustardë

lëng limoni

1 lugë kafeje kripë

½ filxhan ujë të ftohtë

 

Përgatitja:

Në fillim tresni niseshtenë me pak ujë. Atë ujë që do t’u mbetet ziejeni në një tenxhere. Më pas shtoni niseshtenë e holluar deri sa përzierja të trashet dhe të mbetet si një krem i trashë. Lëreni të trashet dhe shtoni duke e trazuar ujë të ftohtë sheqer, uthull, kripë dhe mustardë. Vazhdoni ta trazoni dhe shtoni lëng limoni dhe 1 lugë kafeje vaj. Në qoftë se vaji fillon të veçohet dhe ngrihet lart shtoni 2 – 3 lugë gjelle ujë të ftohtë dhe vazhdoni ta rrihni fort.