Refugjatët, Avramopulos: Shqiptarë, kujtoni vitet ‘90

Komisioneri Europian i  Migrimit, Dimitris Avramopoulos u tha autoriteve shqiptare se ndryshimi situatës në kufirin me Greqinë nga refugjatët sirianë nuk do ta gjejë Shqipërinë vetëm, njofton TCH.

“Unë dua të jem shumë i qartë në këtë çështje; deri më tani nuk ka indicje që Shqipëria të jetë ndikuar nga flukse të papritura emigrantësh, por ama ne duhet të jemi të gjithë të përgatirur për çdo lloj eventualiteti. Unë e kam përshëndetur planin e emergjencës së qeverisë shqiptare nëse do të ketë një fluks emigrantësh. Ndërkohë Komisioni Europian po i jap mbështetje Shqipërisë nëpërmjet instrumentave të ndryshme”, deklaroi Avramopulos.
Ministri i punëve të brendëshme Saimir Tahiri kërkoi më shumë koordinim e informacion deri në pasjen e strukturave solide për pritjen e rrefugjatëve.

“Shqipëria është e gatshme të bëjë detyrat e saj dhe të mbajë përgjegjësi. Asnjë vend s’ia del dot i vetëm me këtë problem, por të gjithë bashkë mund t’ia dalim. Ndamë bindjen që duhet më shumë koordinim në këtë kuadër, duke pasur parasysh të gjitha hapat: nga shkëmbim informacioni deri te strukturat solide për pritjen paraprake të refugjatëve. Shpreha shqetësim lidhur me domosdoshmërinë për një plan të përbashkët, që të mos përsëriten në Shqipëri skenat që kanë ndodhur në vendet e tjera. Duhet të përgatitemi për çdo situatë. Kemi marrë mbështetjen e komisionerit, duke e konceptuar këtë si një çështje europiane, ku Shqipëria nuk duhet dhe nuk do të jetë vetëm. Shqipëria do të jetë e angazhuar për të përballur përgjegjësitë e saj”, tha Tahiri.

Ndërkohë, Komisioneri i Migrimit tha se Shqipëria nuk do të kapet e papërgatitur.

“Tani Shqipëria është më e përgatitur nëse kjo gjë ndodh. Por mendoj se cilado të jetë situata Shqipëria nuk do të kapet e papërgatirur.  E kam thënë dhe e përsëri. Cfarëdo kërkese që do të na vij nga qeveria shqiptare nëse ndodh një fluks atherë reagimi ynë dp të jetë pozitiv. Ne do të jemi këtu duke ndihmuar gjithë nëse ndodh sepse ne nuk mund të përjashtrojmë cdo skenar  pasi ne e dimë se si trafikantët operojnë. Kjo është një krizë humanitare dhe në asnjë mënyrë nuk duam të kthehet në katastrofë humanitare”, thotë ai.

Avramopoulos ka rikujtuar nga Tirana atë çfarë Greqia bëri për shqiptarët pas rënies së komunizmit duke dashur ndoshta të përcjellë mesazhin se tani është radha e Shqipërisë të ndihmojë Greqinë në situatën ku ndodhet.

“Dua të përgëzoj qeverinë shqiptare sepse e thanë që në fillim se që ne nuk kemi për synim që të ngremë mure sepse kjo ngritje muresh do minonte këtë sistem vlerash dhe parimesh të BE-s. Unë vij nga një vend që e ka përjetuar në të shkuarën një gjë të tillë kur miliona shqiptarë u larguan nga vëndi për të gjetur strehim të sigurtë në vënde të tjera. Dhe ju e dini si u pritën shqiptarët. Prandaj mënyra se si është sjellë qeveria shqiptare dhe reagimi i saj ka qënë një qasje shumë europiane dhe njerëzore”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakRrëzohet një avion pasagjerësh i kompanisë “FlyDubai” në Rusi, mbi 60 të vdekur
Artikulli vijuesVIDEO – Se kam pagu rrymen, a bën me shku në Haxh