"Martesa homoseksuale, një kërcënim për paqen në botë"

Papa Benedikti XVI mbajti fjalimin e tij tradicional të Krishtlindjeve, të cilin shumica e vlerësojnë si më të rëndësishmin të këtij viti.
Fjalimin ia përkushtoi promovimit të vlerave të familjes, në kundërshti me kampanjat në Francë, SHBA dhe Britani të Madhe, që mbrojnë legalizimin e martesave të gjinisë të njëjtë.

Benedikti citoi Gilles Bernheimin, rabinin kryesor në Francë, i cili ka thënë se lejimi i homoseksualëve që të kenë martesë dhe të adoptojnë fëmijë është sulm në vlerat tradicionale të familjes që përbëhet nga babai, nëna dhe fëmija.

“Njerëzit sfidojnë faktin se kanë thirrjen e natyrës që u dha atyre identitetin trupor e që shërben si element përcaktues i qenieve njerëzore. Ata kanë mohuar natyrën e tyre të vërtetë dhe thanë se kjo nuk është ajo që kanë pranuar fillimisht, por se ata do të kujdesen për këtë. Manipulimi i natyrës, dëshmitarë të së cilës jemi, e që na prek të gjithë ne, tani është duke u bërë zgjedhje themelore e një njeriu që i përket vetëm atij”, ka thënë Papa.

Për herë të dytë në shtatë ditë Benedikti ka prekur çështjet e martesave homoseksuale. Në mesazhin e tij të fundit të paqes, Papa tha se martesat gay, aborti dhe eutanazia, janë duke kërcënuar paqen në botë. Vërejtjet e tij ngjallën protesta nga aktivistët homoseksualë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Çështja e martesave të homoseksualëve për Vatikanin shkon përtej çështjes së homoseksualizmit. Martesat e tilla për Vatikanit kërcënojnë diçka që Kisha e konsideron si themelin e tërë shoqërisë: familjet e bazuar në burrin, gruan e tij dhe fëmijët e tyre.

Megjithatë, është e qartë se shumë të tjerë nuk mendojnë kështu, prandaj Spanja ka legalizuar martesat e homoseksualëve, ndërsa Britania e Madhe ka cekur ligjin për këtë për vitin e ardhshëm. Në Francë ligji i tillë do të gjendet muajin ardhshëm në Parlament për miratim.

Benedikti citoi rabinin e Francës i cili ka thënë se fëmija, nëse ky ligj hyn në fuqi, do të konsiderohet si një objekt që të gjithë njerëzit kanë të drejtë për ta blerë. /tg/kohaislame

Artikulli paraprakParlamenti gjerman lejon bërjen synet
Artikulli vijuesErdoan bën deklarat të ashpra në lidhje me Iranin