Lajmi i fundit: Rrjedhje gazi në Tiranë, evakuohen banorët

Banorët e disa pallateve në zonën e Xhamllikut në Tiranë janë evakuuar me shpejtësi nga banesat e tyre, ndërsa një rrjedhje gazi në një pikë karburanti u verifikua rreth orës 21:20 të mbrëmjes së të hënës.

Sipas të dhënave, rrjedhja e gazit nisi si rrjedhojë e një problemi në depozitën 2 mijë litërshe të një karburanti.
Për fat të mirë, depozita nuk ka qenë e mbushur plot, por sasia e rrjedhur ka shkaktuar prezencën e erës së gazit në të gjithë zonës, transmeton TCH .
Për arsye sigurie, banorëve iu kërkua të largoheshin me shpejtësi, ndërsa është bllokuar qarkullimi deri në një urdhër të dytë, për automjetet dhe kalimtarët në këtë zonë të kryeqytetit.
Zjarrfikëse të shumta ndodhen aktualisht në karburantin e ndodhur pranë Sheshit Straus dhe po spërkasin me ujë depozitën, me qëllim shpërndarjen e gazit të përqendruar.
Sipas autoriteteve, pavarësisht rrezikshmërisë së lartë, situata është vendosur në kontroll dhe nuk ka një rrezik të menjëhershëm për komunitetin. /kohaislame

Artikulli paraprakTurqi: Operacioni anti-ryshfet kishte në objektiv zgjedhjet lokale 2014
Artikulli vijuesArmët kimike ende brenda Sirisë