Refuzohen mbi tetë mijë veteranë, nga e mërkura publikohen listat

Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së nga e mërkura do të nisë publikimin e listave, ku do të bëjë njohjen e secilit status të dëshmorit, invalidit të luftës, veteranit dhe të internuarit të UÇK-së.

Çeku i ka bërë të ditur këto të dhëna gjatë një konference për media.

Në këtë listë priten të rregullohen shumë manipulime, të cilat pretendohen se janë bërë deri më tani në emër të vlerave të luftës.

Në këto lista, sipas kryetarit të këtij komisioni qeveritar Agim Çeku, deri më tani nga 66 mijë e 500 aplikacione sa janë mbledhur janë trajtuar gjithsej 65 mijë, prej të cilave 8 mijë e 467 janë refuzuar. kohaislame

Artikulli paraprakSikur toka te mos kishte oksigjen vetëm për 5 sekonda!
Artikulli vijuesMcCain, Merkelit: Edhe sa njerëz duhet të vdesin, përpara se të ndërhyni?