Regjimi sirian: Jemi te gatshem per bisedime

Siria është e gatshme që të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Gjenevë që synojnë dhënien fund të luftës civile, tha ministri i jashtëm sirian Waild Muallem.

“Siria është e gatshme për të marrë pjesë në dialogun siriano-sirian në Gjenevë pa ndonjë ndërhyrje të huaj,” tha Walid Muallem, gjatë një konference për shtyp pas takimit të tij me ministrin e jashtëm kinez Wang Yi.

Kina është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila javën e kaluar i dha mbështetjen e saj unanime planit për t’i dhënë fund konfliktit sirian duke thirrur rebelët dhe regjimin në tryezën e bisedimeve.

Artikulli paraprakSulm i neveritshëm ndaj një Xhamie në Berlin
Artikulli vijuesLinja e parë e mbrojtjes nga ftohja dhe gripi: feferonat, arrat, kërpudhat etj.