–Sot, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, së bashku me shefin e kabinetit të vet, Muzemil ef. Osmanin, si dhe me myftiun e Myftinisë së Resnjës, Xhynejt ef. Jashar., qëndruan në Komunën e Resnjës ku u pritën nga Kryetari i Komunës, z. Gjoko Stresoski.
Me këtë rast, efendi Rexhepi dhe z. Stresoski, veç të tjerash biseduan edhe për ndërtimin e godinës së Myftinisë së Resnjës si dhe për një morg për të vdekurit.
Kryetari i Komunës, z. Stresoski, duke shprehur gatishmëri të plotë për bashkëpunim të gjithanshëm, foli edhe për propozimet konkrete të H. Sulejman ef. Rexhepit, duke premtuar në lehtësime administrative në kuadër të kompetencave të pushtetit lokal.