Vriten disa persona të armatosur në rajonin Sinai të Egjiptit

Disa persona të armatosur janë vrarë pas një sulmi të avionëve luftarakë dhe forcave tokësore të ushtrisë egjiptiane në rajonin Sinai.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sky news sipas të cilës, ushtria e Egjiptit ka bombarduar me avionë luftarakë disa vendstrehime të personave të armatosur në jug të zonave Rafah dhe Sheik Zavid në provincën Sinai i veriut, që ka rezultuar me vrasjen e 17 personave të armatosur dhe plagosjen e 4 të tjerëve.
Forcat egjiptiane gjithashtu kanë çaktivizuar një bombë të madhe në rajonin Alkilo-17 të qytetit Arish që ishte vendosur nga personat e armatosur.
Artikulli paraprakTrump nuk do të marr pjesë në debat, nuk i pëlqen udhëheqësja
Artikulli vijuesVIDEO – Kujdes! Tallja me Mjekër, Shami, Muslimanët