Rektori Zejnullahu dënohet me 7.000 euro gjobë

htinës dhe rektori i këtij institucioni, Ramadan Zejnullahu, janë ndëshkuar me 16 mijë euro gjobë nga Inspektorati i Punës, për shkeljen e Ligjit të punës në një konkurs të Fakultetit të Mjekësisë.
 
Kjo gjobë është ndarë në dy pjesë – 9.000 euro duhet të paguhen nga institucioni, përkatësisht buxheti i Universitetit, kurse 7.000 euro të tjera duhet të paguhen nga vetë rektori i UP-së, pasi që ai është dënuar edhe si person fizik, shkruan sot “Koha Ditore”.
 
Vendimi ishte marrë më 30 mars, ndërsa dita e fundit e pagesës së gjobave është 2 prilli. Të dy vendimet, kopjet e të cilave i posedon “Koha Ditore”, janë të ngjashme dhe ato i dallon vetëm emri i bartësit të dënimit, ku në Universiteti cilësohet si person juridik, kurse rektori Zejnullahu si person fizik.
 
Te vendimi për dënimin e rektorit shkruan se ai është përgjegjës për cenimin e Ligjit të punës, pasi që nuk e ka anuluar konkursin e datës 29.09.2014 për pranimin e asistentëve në Fakultetin e Mjekësisë, Dega e Infermierisë dhe e Mamisë, ashtu siç i kishte rekomanduar Inspektorati në muajin shkurt, pas një inspektimi që kishte bërë në UP, rreth këtij konkursi./Koha
Artikulli paraprakKuvendi i Kosovës një minutë heshtje për vdekjen e deputetit
Artikulli vijuesSulm i armatosur ndaj një kampusi universitar në Kenia, disa persona merren peng