Duke u bazuar në të dhënat e paraqitura në Agjencia Kundërkorrupsion të Kosovës, pasuria e këtyre dy komandantëve të luftës kalon shifrën prej afër 1 milion eurosh.
Rrustem Mustafa-Remi dhe Rexhep Selimi përveç se kanë të përbashkët pjesëmarrjen në luftë dhe thirrjet ushtarake si komandantë të UÇK-së, ata kanë të përbashkët edhe prejardhjen e pasurisë së tyre.
Në fakt edhe njëri edhe tjetri kanë blerë banesa, shtëpi e prona me shuma bukur të mëdha, por asnjë njëri e as tjetri nuk kanë deklaruar se prej nga i kanë përfituar këto shuma, që arrijnë shifra deri në mbi gjysmë milioni euro.
Kështu duke u bazuar në të dhënat e paraqitura në Agjencinë Kundërkorrupsion të Kosovës, pasuria e këtyre dy komandantëve të luftës kalon shifrën prej afër 1 milion eurosh.
Shtëpia e Remit me 1.600 metra katrorë dhe me gjysmë milion euro në vitin 2000
Pasuri e paluajtshme: Objekt banimi 1.600. katrorë, e blerë në vitin 2000-2006,në vlerë prej 500.000.00, euro. Truall 3 ari, e blerë në vitin 2008 në vlerë prej 9.000 euro . Deputeti Mustafa, në formularin e pasurisë në Agjencinë Antikorrupsion, ka deklaruar se ka pasuri të përbashkët familjare, 10 hektarë tokë, por nuk e ka deklaruar vlerën e kësaj pasurie. Si pasuri të luajtshme, deputeti Mustafa,ka deklaruar veturën personale në vlerë prej 25.000.00 euro
Të hyrat vjetore: Para të gatshme: NLB Prishtinë ,12.500.00 euro, Pro Credit Bank Prishtinë, 5.200.00 euro, Te hyrat vjetore: Paga nga PDK, 1.265.00 euro. Paga e deklaruar si e bashkëshortes, nga Ministria e Arsimit, 450.00 euro. Ndërsa pagën e deputetit nuk e deklaruar fare.
Qiraja nga PTK në vlerën prej 96 mijë eurosh në vit, për shfrytëzim të hapësirës prej 1.000 metra katrorë
Vlera e përgjithshme e pasurisë së Remit llogaritet të jetë 654 e 365 euro.
“Komandant” Rexhep Selimi me 120 mijë euro në xhep në vitin 1999
Ndërkaq Rexhep Selimi si pasuri të paluajtshme ka deklaruar: Banesë,300.00 metra katror e blerë në vitin 1999, në vlerë prej 120.000.00 euro, banesë,74.00 metra katrorë e blerë në vitin 2009 në vlerë prej 36.000.00 euro, shtëpi, 500.00 metra katrorë, trashëgimi vlera e së cilës nuk është deklaruar.
Toka bujqësore 50.000.00 metër katrorë, trashëgimi, nuk e ka deklaruar vlerën e saj.
Trualli 1.700.00 metër katrorë, trashëgimi, nuk është deklaruar vlera.
Pasuri e luajtshme: Veturë Audi A6, e blerë ( shkëmbim), në vitin 2011-2012 në vlerë prej 12.000 euro Veturë Shkoda e blerë në vitin 2011 në vlerë prej 5.300 euro ( bashkëshortes)
Të hyrat vjetore: Paga Kuvendi i Kosovës në vlerë vjetore prej 17.856 euro. Rexhep Selimi nuk ka të deklaruar nëse ka para të gatshme, por as edhe detyrime financiare. kohaislmae