Remi: Të rinjtë largohen, ndërsa 50 milionë euro shkojnë mëditje dhe shtesa

0
250

Rrustem Mustafa-Remi, deputet i Kuvendit të Kosovës tha të enjten në Kuvendin e Kosovës se spektri politik kosovarë duhet të bëhet bashkë dhe të gjejnë zgjidhje për ikjen e qytetarëve nga Kosova.

Ai tha se të rinjtë po largohen, ndërsa 50 milionë euro brenda vitit shkojnë për mëditje dhe shtesa.

 

“Pika pika mbushet pusi”, tha ai, duke shtuar se duhet shumë të punohet që qytetarëve të vendit t’u kthehet shpresa.