Rëndësia e dhikrit në ajetet Kur’anore

  1. Allahu i Madhëruar thotë:

Ai (Zekeria) tha: “Zoti im! Më jep një shenjë!”[1] Ai (Zoti) i tha: “Shenja jote është se për tri ditë nuk do të mund t’u flasësh njerëzve, veçse me gjeste.[2] Përmende shumë Zotin tënd,[3] dhe madhëroje Atë mbrëmje e mëngjes![4]

  1. Allahu Lartmadhëruar thotë:

Dhe mos i përze ata që adhurojnë Zotin e tyre pa pra mëngjes e mbrëmje, duke qenë të sinqertë ndaj Tij. Ti nuk përgjigjesh asgjë nga llogaria e tyre e as ata nuk kanë kurrfarë përgjegjësie nga llogaria jote, e po i dëbove ata do të bëhesh nga të padrejtit”.[5]

  1. Allahu Lartësuar thotë:

Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bër prej atyre që nuk kanë kujdes”.[6]

  1. Allahu Madhëruar thotë:

Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim Fytyrën e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar”.[7]

  1. Allahu Madhëruar thotë:

Dhe ai doli prej faltores para popullit të vet dhe u dha shenjë adhuroni (Allahun) mëngjes e mbrëmje”.[8]

  1. I Lartësuari thotë:

Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, falu edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, ashtu që të gjesh kënaqësi (me shpërblim)”.[9]

  1. Allahu Madhëruar thotë:

“(ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që Allahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje”.[10]

  1. Zoti ynë i Lartmadhëruar thotë:

Atëherë, Allahun lartësojeni kur të vijë mbrëmja dhe kur të agojë mëngjesi. Falënderimi i takon vetëm Atij prej gjithë çka ka në qiej e në tokë, edhe në mbrëmje edhe ditën”.[11]

  1. I Lartmadhëruari thotë:

Dhe madhërojeni Atë në mëngjes e mbrëmje”.[12]

  1. Allahu Madhëruar thotë:

Ne ia nënshtruam kodrat që së bashku me të bënin tesbihë mbrëmje e mëngjes”.[13]

  1. Allahu Madhëruar thotë:

Ti bën durim, se premtimi i Allahut është i vërtetë, kërko falje për mëkatin tënd, lartësoje me falënderim Zotin tënd mbrëmje e mëngjes”.[14]

  1. Allahu Lartësuar thotë:

Që ju (njerëz) t’i besoni Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respektoni, e (Allahun) ta madhëroni për çdo mëngjes e mbrëmje”.[15]

  1. I Madhëruari thotë:

Po ti (Muhammed) me durim përballo atë që ata të thonë, para lindjes së diellit dhe para perëndimit madhëro me falënderim Zotin tënd”.[16]

  1. I Madhëruari thotë:

Dhe përmende emrin e Zotit tënd në mëngjes e mbrëmje”.[17

 

[1] Që të më qetësohet zemra plotësisht, se kjo është e vërtetë nga Ti dhe se unë do të kem një djalë

[2] Pa pasur ndonjë sëmundje në gjuhë apo në gojë dhe jo me dëshirën e tij për të mos folur. Këtu tregohet edhe një herë se: ashtu si Allahu i bën gjërat të ndodhin pa ndodhjen e shkaqeve përkatëse të tyre, po ashtu bën edhe që pasojat të mos ndodhin edhe pse gjenden shkaqet e tyre përkatëse, për të thënë se të gjitha shkaqet renditen nën caktimin dhe vendimin e Allahut. I Madhëruar qoftë Allahu, Krijuesi më i mirë!

[3] Sepse këtë mund ta bësh edhe pse nuk mund të flasësh.

[4] Al Imran, 41.

[5] El-Enam, 52.

[6] El-Earaf, 205.

[7] El-Kehf, 28.

[8] Merjem, 11.

[9] Taha, 130.

[10] En Nur, 36.

[11] Rrum, 17-18.

[12] El Ahzab, 42.

[13] Sad, 18.

[14] Gafir, 55.

[15] El Fet’h, 9.

[16] Kaf, 39.

[17] El Insan, 25.

Artikulli paraprakKy është njeriu që duhet të largohet nga xhamia
Artikulli vijuesNdihma ndaj të varfërit