Rëndësia gjeostrategjike e Italisë

Edhe pse njeriu do të kishte paramenduar se pozicionimi ushtarak amerikan në Evropë moti ka përfunduar, prania e bazave ushtarake në Itali tregojnë një pamje tjetër. David Vine, profesor i antropologjisë në Universitetin Amerikan në Washington, autor i librit”Ishulli i turpit- Historia sekrete e bazës ushtarake Diego Garcia”, bashkëpunëtor i New York Timesit, Washington Postit, The Gaurdianit, në artikullin e vet zbuloi si janë shpenzuar miliarda dollar të obliguesve tatimor amerikan në ndërtimin e infrastrukturës ushtarake në Itali gjatë 20 viteve të kaluara.

Pas fillimit të luftës globale kundër terrorizmit ka ardhur gjer te lëvizja evidente e infrastrukturës ushtarake amerikane kah jugu, do të thotë zhvendosja nga Gjermania në Itali. Sigurisht shumë baza të vendosura në Itali e kanë zanafillën që nga Lufta e Ftohtë, disa janë rindërtuar, por ka pas edhe ndërtim të bazave të reja, sikurse ajo në Viçencë. Edhe pse shtresa e ultë amerikane frikësohet se do të mbetet pa mbrojtjen e obliguar shëndetësore, a do të mund të mbijetojë, apo do të gjendet në rrugë, ushtria amerikane nuk frikohet fare pasi që lufta për Amerikën është gjithmonë një opsion i hapur.

Në korrik kur është hapur baza në Viçencë, CBS-i amerikan ka shkruar se 46 milion amerikan jetojnë nën kufirin e varfërisë, ndërsa 80% të qytetarëve amerikan njëherë në jetë kanë provuar se çfarë do të thotë kufiri i varfërisë. Ushtria nuk duhet të frikohet, pasi që skamnorët të cilën mundohen si të mbijetojnë çdo here ka mjaft, dhe se çdoherë gjenden ata të cilët shpëtimin për veten e tyre dhe familjet e kërkojnë në karrierën ushtarake.

David Vine shkruan:” Në bazat ushtarake në Napoli, Aviano, Sicili, Pisi dhe Viçencë, ushtria amerikane pas përfundimit të Luftës së Ftohtë ka shpenzuar mbi 2 miliard dollar vetëm për ndërtim, e kjo shifër nuk i përfshin miliarda dollar të shpenzuara në projektet e konstruksionit dhe shpenzimet e përditshme të stafit ushtarak.

Në Itali aktualisht gjenden 13.000 ushtarak amerikan, plus 16.000 anëtar familjeje. Numri i ushtarëve amerikan është adekuat me numrin e ushtarëve në kulminacion të Luftës së Ftohtë, ndërsa në raport me vitin 1991, tani në Itali gjenden tre fish më tepër. David Vine i cili ka vizituar bazën ushtarake në Viçencë, sipërfaqen e saj e ka krahasuar me 11o stadiume futbollistike, si dhe 6 instalimet ushtarake të cilët gjenden atje kanë kushtuar 600 milion dollar duke llogaritur nga viti 2007.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë më tepër se 800 baza ushtarake anembanë globit tokësor. Amerika gjendet në një gjendje të saj të pakrahasueshme, politika e ndërtimit të perandorisë është tepër e shtrenjtë dhe me një kosto edhe më të lartë mirëmbajtja e saj, por ë vend që SHBA-të të zvogëlojnë pranin ushtarake, në SHBA diskutohet zvogëlimi mbrojtjes shëndetësore dhe sociale të obliguar që shteti të evitojë bankrotin teknik.

Politika e ruajtjes së perandorisë dhe militarizimit kanë përparësi mbi kualitetin jetësor dhe standardit të qytetarëve të vet. Është e dukshme se për Amerikën çështja e fuqisë dhe dominimit është mbi çdo parim tjetër dhe mbi çdo vlerë tjetër. Liria dhe demokracia është vetëm justifikim të projektimit të fuqisë në shtetet tejoqeanike, si dhe justifikim për realizimin e caqeve gjeopolitike të saja.

Që nga fillimi i viteve 90-ta, baza ajrore e Avianos në Itali, ka luajtur rolin e rëndësishëm në mbështetjen e operacionit ushtarak” Stuhia e shkretëtirës” kundër Irakut. Në rast se kujtojmë bombardimin e ish Jugosllavisë në vitin 1999, mbështetjen kryesore infrastrukturore e kanë dhënë bazat ushtarake ajrore në Itali, e posaçërisht baza ajrore në Aviano e cila ka qenë bërthama e tërë operacionit luftarak. Njësoj bazat e tilla italiane janë shfrytëzuar edhe për vendosjen e zonës së ndalimit të fluturimit mbi Libinë në vitin 2011, dhe se bazat amerikane në Itali janë përmendur edhe si baza të mundshme për sulmin eventual ndaj Sirisë gjatë këtij viti.

Përveç bazave të sipërpërmendura në Viçencë ushtria amerikane ka shpenzuar edhe në ndërtimet e infrastrukturës ekzistuese. David Vine përmend ndërtimin e bazës detare në Napoli, të cilin e ka ndërtuar kompania e cila ka qenë e lidhur me organizatën Camorra. Marina amerikane në vitin 2005, selinë e vetë evropiane e transferoi nga Londra në Napoli, më afër Afrikës, Lindjes së Afërt dhe Detit të Zi. Napoli tani është selia e forcave të kombinuara detare për Evropë dhe Afrikë.

Në bazën Sigonela në Sicili të cilin e shfrytëzon aviacioni detar amerikan, janë shpenzuar 300 milion dollar nga viti 2001. Ajo është baza e dytë në Evropë të llojit të tillë. Nga viti 2012 në Sigonela të Sicilisë janë vendosur fluturaket pa pilot për mbikëqyrje të tipit Global Hawk, e cila i jep SHBA-ve mundësin e vëzhgimit dhe survejimit gjer në 10 mijë mila rreth e përqark bazës.

David Vine shpjegon edhe përparësinë strategjike të bazave në Itali kundruall atyre në Gjermani. Njësitë e dislokuar në Itali, kanë hyrje direkte në ujërat ndërkombëtar si dhe në hapësirën ajrore të Mediteranit. Për dallim nga Gjermania e cila gjendet në zemër të kontinentit evropian dhe është e rrethuar kryesisht me tokë, Italia gjendet në zemër të Mediteranit dhe kryesisht është e rrethuar me ujë.

Sa i përket hapësirës ajrore, amerikanët nuk kanë nevojë të presin lejen për shfrytëzimin e hapësirës ajrore të shteteve të caktuara, ata mund të veprojnë pa kurrfarë problemi, pa pasur nevojë për leje eventuale.

Por Italia nuk do ta merr rolin e Gjermanisë, e cila është bërthama e pranisë ushtarake amerikane në Evropë, por në rrethanat aktuale bashkëkohore po fiton në rëndësinë e saj. Saktësisht bazat në Itali lehtësojnë udhëheqjen e luftërave të reja dhe intervenimeve ushtarake për të cilët dimë pak, nga Afrika gjer në Lindjen e Afërt, përfundon David Vine.

Republikanët përderisa nga një anë kundërshtojnë programin e mbrojtjes shëndetësore, në anën tjetër janë përkrahësit të zëshëm të financimit të mbrojtjes, gjegjësisht të pranisë ushtarake amerikane në botë. Është evidente se si mbrojtja shëndetësore paraqet gurin pengues, ndërsa ndarja e mjeteve për mbrojtje pothuajse askush nuk i përmend si problem, edhe pse bëhet fjalë për mjetet e majme. SHBA-ja në vitin 2011 për mbrojtje ushtarake kanë shpenzuar 20% të mjeteve të buxhetit shtetëror, ndërsa për mbrojtjen shëndetësore kanë shpenzuar 21% të mjeteve të buxhetit, këtë vit për mbrojtje ushtarake janë parapa 24% të buxhetit ndërsa për mbrojtjen shëndetësore janë ndarë 22% të mjeteve nga buxheti shtetëror.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë mjete financiare më tepër në ushtri se të gjithë shtetet tjera të mëdha së bashku, Sa për krahasim, para dy vitesh, SHBA-ja ka ndarë për ushtrinë 711 miliard dollar, gjersa Kina, Rusia, India, Britania, Franca, Japonia, Arabia, Gjermania, Brazili, Italia, Koreja Jugore, Australia dhe Kanadaja së bashku të gjithë kanë ndarë gjithsejtë 695 miliard dollar. Nga këto të dhëna mund të shihet çartë se çka më së shumti e ngarkon buxhetin amerikan.

Problemi më i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është, se sikur demokratët ashtu edhe republikanët nuk kanë në shënjestër zvogëlimin dhe tërheqjen e pranisë së trupave amerikane në botë, si dhe të mos ndërtimit të tipit të ri anijes për bartjen dhe mbajtjen e avionëve luftarak. Zgjidhja nuk është edhe në rritjen e lejuar të borxhit si dhe të zvogëlimit të mjeteve financiare për mbrojtjen shëndetësore, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhen gradualisht të tërhiqen dhe të ndërprenë politikën e ndërtimit të perandorisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të lejnë Evropën në qetësi që Evropa vet të kujdeset për sigurinë e vet, e veten ta paraqes si garant për sigurinë e saj. Prodhimi sistematik i kaosit në Lindjen e Afërt, ndikimi i dëmshëm mbi Evropën, si dhe privimi dhe varfërimi i qytetarëve të vet është rezultat përfundimtar i politikës amerikane.

Burimet:

Davud Vine – “The Pentagon’s Italian Spending Spree”
Stars and Stripes – “US Army opens new base in northern Italy”
The Vashington Post – “America’s staggering defense budget, in charts”
US Government Spending – Federal Budget for FY 13

Artikulli paraprakRëndësia gjeostrategjike e Italisë
Artikulli vijuesVdiq ish-kryeministri i Izraelit, krimineli Ariel Sharon