Reshje e rrallë dëbore në Kuds (Jeruzalem)

Autoritetet e Jeruzalemit u detyruan të mbyllin shkollat dhe kopshtet e fëmijëve për shkak të reshjeve më të dendura të dëborës që nga viti 1992, njofton gazeta izraelite “Jerusalem Post”. Gjatë 24 orëve të fundit në qytet kanë rënë 10-15 cm dëborë.

Përveç kësaj, në hyrje të qytetit u mbyll autostrada Jeruzalem – Tel Aviv për shkak të ngrirjes së madhe të rrugës. Në shumë zona të Jeruzalemit është paralizuar qarkullimi i transportit publik.

Artikulli paraprakHakerët muslimanë sulmojnë "me shumë forcë" bankat amerikane
Artikulli vijues“Fatah” dhe “Hamas” po pajtohen?