Reus nuk largohet nga Dortmund

Marco Reus është zotuar se ai nuk ka synime të largohet nga Borussia Dortmund pasi është i lumtur me jetën te gjigantët nga Bundesliga.

Gjermani iu bashkua Dortmundit në verën e vitit 2012 nga Borussia Monchengladbach dhe menjëherë u bë lojtar kyç i skuadrës, duke joshur interesim nga gjigantë si Manchester City dhe Barcelona. Megjithatë 24-vjeçari synon ta respektojë kontratën që skadon në qershor të vitit 2017.

“Dortmund nuk ka arsye të shqetësohet se unë do të largohem nga klubi. Unë ndjehem shumë mirë te Dormund”, ka thënë Reus për Bild.kohaislame

Artikulli paraprakMustafa kërkon të zbardhet incidenti i Urtak Hamitit
Artikulli vijuesTë paktën 20 të vdekur nga sulmet ajrore në perëndim të Sirisë