SILLU MIRË EDHE NDAJ ATYRE QË NUK KANË SJELLJE TË MIRË

0
342

Tregohet që një njeri i quajtur Ahmed, çdo mëngjes blinte gazetë në kioskun e njëjtë, e përshëndeste përzemërsisht shitësin, blinte gazetën, paguante dhe ikte…

Një vit të plotë shihej kjo skenë, por nga ana tjetër shitësi kurrë nuk ia riktheu përshëndetjen blerësit. Njerëzit këtë skenë e shikonin me habi.

Një ditë një blerës tjetër që e kishte vërejtur këtë i thotë: “Çfarë ndodh?! Ti e përshëndet, ai nuk ta rikthen!”

Ahmedi i përgjigjet: “E çfarë ka për tu çuditur?!”

Blerësi: “Si nuk ka?! Ti për çdo ditë e përshëndet përzemërsisht, megjithatë ai nuk ta rikthen kurrë?! Mos e përshëndet as ty, ktheja me të njëjtën masë!”

Ahmedi e pyet: “Përse mendon se ai vepron ashtu?”

Blerësi: “Ngase është njeri pa karakter, njeri i cili nuk meriton të përshëndetet.”

Ahmedi: “Sipas mendimit tënd, ai është njeri i paedukuar, apo?!”

Blerësi: “Pa dyshim.”

Ahmedi: “Mirë, nëse e dëgjoj këshillën tënde, atëherë edhe unë bëhem sikur ai, njeri pa edukatë, pa karakter, i pasjellshëm dhe i vrazhdë.”

Nga kjo bisedë me Ahmedin, blerësi kuptoi se çdokush e jep dhe ofron atë që ka në brendinë e zemrës së tij.

Sh.p.: Dëshira që të duash për tjetrin atë që do për vete arrihet përmes dobësimit të egos. Besimtari ka detyrime të caktuara, ndër të tjerat edhe dashamirësia ndaj të gjithë njerëzimit pa marrë parasysh përkatësinë fetare, kombëtare apo racore të palës tjetër.

Bukuria e vërtetë vjen nga brenda. “Bukuria nuk është te fytyra… bukuria është një dritë në zemër. ”

Burimi: Akos.ba

Përshtati: Lutfi Muaremi