Revolja legjendare e Isa Boletinit [foto]

Fakti historik i cili më vonë u kthye në një legjendë shqiptare, lidhet me Isa Bolietinin në takimin e tij në Londër.

Kur ai ja nxorri revolen e fshehur në brez, ministrit britanik, në shenjë për të treguar se ‘nuk çarmatoset ushtari shqiptar’.

Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar e përfaqsues i Ushtrisë Shqiptare, së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha, për copëtimin e territorit etnik shqiptar.

Këtë takim më së miri e përshklruan historiani britanik, Edwin Jacques, që tregon një anekdotë, trasnmeton gazetametro.net.

“Sa hyri në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme, që të mbronte çështjen e kombit të tij, polici i sigurisë i kërkoj të hiqte revolen nga brezi dhe t’a linte në vendin e posaçëm, ngaqë duhet të hynte i paarmatosur.

Boletini e dorzoi pa u ankuar. Gjatë takimit, Ministri i Jashtëm, Ser Edward Grey, e shoqëroi Boletinin drejt vendit për të rimarrë revolen e tij. Ku ministri qeshi, dhe i tha ‘Gjeneral, gazetat mund të shkruajnë nesër se Isa Boletini, që as Mahmut Shefqet Pasha s’mund t’a çarmatoste, sapo u çarmatos në Londër.’ Boletini ia ktheu me një buzqeshje të butë; ‘Jo, jo, as në Londër!,’ dhe nxori nga prapa një revole të dytë”, përfundon shkrimi i historianit britanik, trasnmeton gazetametro.

revolveri-i-isa-boletinit

Artikulli paraprakIsh-senatori Bob Dole fiton tender 2.3 milionë eurosh nga Qeveria e Kosovës
Artikulli vijuesMarsi, muaji i krizës në vend