Revoltohen familjet e dëshmorëve dhe invalidet e UÇK-së të luftës së 2001 në Kumanovë

Këshilli për mbrojtjen e të drejtave të familjeve të deshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së në Kumanovë, paralajmëronë se së shpejti do të marrin hapa më konkret ku do të vendoset se si do të rrjedhin organizimet dhe kërkesat për të drejtat e tyre që janë të garantuara me marveshjen e Ohrit po ashtu edhe me kushtetutën e R.Maqedonisë.
 
Familjet e dëshmorëve dhe invalidët Luftës së Uçk-së pohojnë se janë mashtruar disa herë se do të rregullohet me ligjë statusi tyre, por asnjëherë nuk mbajtën fjalën ata që premtuan.
Kur u pyetën se si do të reagojnë, ata u përgjigjën se nuk mund të garantojnë për asgjë sepse veteranët e Uçk-së që 14 vjetë nuk kanë gëzuar asnjë të drejtë, përpos nënçmimit dhe padrejtësive që janë bërë ndaj tyre…
Këshilli për mbrojtjen e të drejtave të familjeve të deshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së në Kumanovë thonë se së shpejti do të marrin vendim për në të ardhmen e afërt se si do të rrjedhë organizimi pasiqë procesi për ta nuk po merr fundë…
 
Shumë veteranë, invalidë dhe familjarë të dëshmorëve përballen sot me kushte të vështira të jetës, skamje dhe probleme sociale, mungesë të punës dhe sigurimit të ekzistencës dhe një varg peripeci të tjera.
Partitë politike këtë çështje vazhdimisht e kanë përdorur për fushata dhe konfrontime politike duke keqëpërdorur gjakun e dëshmorëve dhe invalidëve të Uçk-së.
Kërkesa për zgjidhje të statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së është bërë edhe nga diplomatë perëndimor, të cilët kërkojnë që kjo zgjidhje të jetë me ligjë në formë pako..
Së shpejti kërkesat e invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të UÇK-së do të jenë publike..
Këshilli për mbrojtjen e të drejtave të familjeve të deshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së në Kumanovë falënderonë popullatën e Kumanovës për përkrahjen masovike dhe pa rezervë që kurrë nuk ka munguar kur është bërë fjala për deshmorët dhe invalidët e UÇK-së..
Artikulli paraprakDy policë plagosen me armë zjarri gjatë protestës në Ferguson
Artikulli vijuesJetimorja e parë në Tiranë