Sa afrohet muaji prill kur duhet që të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në rrjetet sociale ka nisur që të nxehet tejmase situate.
Kohët e fundit po shpërndahet një pasus i fjalimit të njërit prej themeluesve të Lëvizjes Besa, Skender Rexhepi nga ndjekësit e tyre. Sipas këtij pasusi, në Lëvizjen BESA ka vend për të gjithë njerëzit e partive tjera politike.
“ Në BESË janë të mirëseardhur njerëz nga subjekte tjera politike. Kusht i vetëm është që të janë të pastër, pa hipoteka të ndryshme dhe të mos i kanë të zhytur duart në korrupsion.
Vetëm me BESË do të dëshmojmë ballafaqim të denjë dhe të suksesshëm karshi politikës diskriminuese të partive maqedonase.
Ky sukses do të arrihet me njerëz të mirë, të ndershëm e të profesionalizuar. Të jesh ME BESË. Ky është dallimi.”, shkroi Skender Rexhep