Rezultati zgjedhor sinjal se strategjia e Erdoganit dhe perspektiva e popullit turk nuk përputhen

Zgjedhjet e fundit parlamentare ne Turqi janë një sinjal i fuqishëm se diçka nuk përputhet mes strategjisë së Erdoganit për realizimin e reformave të dëshiruara dhe perspektivës që mendojnë njerëzit e thjeshtë. Kam bindjen se Erdogani dhe partia e tij nuk ka arritur të percjellë siç duhet tek njerëzit qëllimet dhe objektivat e tij. Edhe pse rruga që ka nisur mund të vazhdoje me një kualicon me një nga forcat politike, por në thelb politika me mua ose kundër meje ka dhënë efekte negative. E njëjta mendësi hodhi në humnerën elektorale presidentin Bush, që duke ndarë botën bardhë e zi, nuk mori miratimin e popullit të vet për të vazhduar këtë politike konfliktuale me gjithë pjesën tjetër të botes që mendonte ndryshe. Nga ana tjetër, ata që sot edhe mund te buzëqeshin nga ndonjë zbrapjse e vogël e Erdoganit, kanë bërë dhe vazhdojnë të mendojnë dhe të veprojnë me të njetën mendësi, duke parë gjithmonë gropën e Erdoganit dhe jo gropën që e hapen me duart e veta. Ndoshta një hapje me të tjerët dhe një armëpushim i përkohshëm pa hequr dorë nga objektivat dhe reformat do t’i bënte mirë partisë në pushtet dhe Turqisë në përgjithësi.
Genc Plumbi
Artikulli paraprakGazetari Gjerman: ISIS-i merr armë nga Perëndimi
Artikulli vijuesFuqia e 10 ushqimeve proteinike