''The Conversation'': Maqedonia është shndërruar në një serial filmik të korruptuar

Portali akademik, ‘’The Conversation’’, me seli në Australi dhe Britani të madhe, e ka publikuar një analizë për Maqedoninë, të përgatitur nga dy autorë të Universitetit Sussex, njofton Telegrafi.Analiza fillon me rezultatet fillestare pozitive të Maqedonisë në luftimin e korrupsionit, ku shifrat fillestare ishin mjaft premtuese. Autorët Liljana Cvetanoska dhe Daniel Hough, bëjnë një përshkrim të mëtutjeshëm të zhvillimeve politike në vend, duke filluar nga shpallja e pavarësisë, anëtarësimi në OKB, kontesti me Greqinë, e deri te marrja e statusit kandidat për anëtarësim në BE.

Më tej, analiza thellohet në krizën politike në vend, duke përmendur rritjen e korrupcionit, manipulimin e zgjedhjeve dhe daljen në dritë të përgjimeve, kontrollin e Nikolla Gruevskit mbi shumë institucione të pushtetit. Analiza nuk lë anash as angazhimin e BE-së në arritjen e marrëveshjes së Përzhinos dhe zgjedhjet e 24 prillit për të cilat nuk ka pajtueshmëri të të gjitha palëve nënshkruese të marrëveshjes.

Autorët e kësaj analize, e konsiderojnë mjaft tragjike situatën aktuale politike në Maqedoni, jo vetëm për popullin që jeton në këtë vend, por edhe për vet angazhimin e BE-së, të cilin e vënë në shënjestër të kritikave, në mënyrën se si i janë qasur luftimit të korrupsionit, pastaj në faktin që Maqedonia ka statusin kandidat për 10 vjet dhe ende nuk ka lëvizje konkrete drejt anëtarësimit të saj në BE, fakt që liderët politik në vend e konsiderojnë si jo serioze BE-në për ta pranuar Maqedoninë në gjirin e saj, sidomos pas dështimeve të vazhdueshme për gjetjen e një kompromisi me Greqinë. /Telegrafi/

Artikulli paraprakYmeri: Të arrestohet secili uzurpator, madje edhe vëllai i Rexhep Selimit
Artikulli vijuesMbyten 10 migrantë, përfshi edhe dy foshnje, në brigjet turke