Rinesa kërkon lirimin e babait të vet nga burgu i Manastirit (Foto)

Vajza e të burgosurit Ardian Bujarit në rastin Kumanova, Rinesa, kërkon që t’ia lirojnë babain.Këtë ajo e ka shprehur edhe më anë të një fotografie; “Telegrafi” e ka siguruar nga familjarët e Ardian Bujarit.Mbi të është e shkruar: “Nesa kërkon lirinë e babit”.

Sipas familjarëve, Ardian Bujari qëndron i vetëm në qelinë e burgut të Manastirit, përderisa shokët e tij të burgosur gjenden në qelitë e tjera.

Ardian Bujari është i lindur me 16 dhjetorë 1975, në Duhël të Suharekës.

Ai gjithashtu ka marrë pjesë në luftën e parë në Maqedoni, Preshevë por edhe në Kosovë.

Në rastin e Kumanovës është i përshirë një grup nga Kosova, i cili gjatë 9 dhe 10 majit të vitit 2015, në Lagjen e Trimave në Kumanovë, u përleshën me forcat e policisë së Maqedonisë.

Përleshjet përfunduan me vrasjen e 8 policëve dhe 10 pjesëtarëve të grupit të armatosur.

Me këtë rast janë arrestuar 29 persona të përfshirë në konflikt, të cilët ende mbahen në burgun e Manastirit, në Maqedoni.

3-72

2-98

Artikulli paraprakEkipi i përzier policor zbuloi migrantë në një kamion afër Demir Kapisë
Artikulli vijuesShqipëri: 13 mijë myslimanë u konvertuan në të krishterë?