Andonov: Maqedonia në kërcënime të vazhdueshme nga "terrorizmi islamik"

0
250

Shkup, 4 gusht – Krerët politik në Maqedoni dhe strukturat e sigurimit janë të ndërgjegjshme për rrezikun dhe kërcënimin e paraqitjes së radikalizmit, theksoi Oliver Andonov. 

 
Për këtë gjë diskutoi edhe kryeministri Nikolla Gruevski i cili theksoi se nuk guxojmë që të ngelim pasiv në lëvizjet dhe duhet që në mënyrë preventive të veprojmë.
 
“Në atë kontekst kryeministri vetëm paralajmëroi se do të përforcohen masat dhe do të forcohen shërbimet që të reagohet në kohë dhe në mënyrë efikase. 
 
Nuk është aspak e habitshme duke pasur parasysh se këtë kërcënim e kemi prezent me vite, se si shtet dhe rajon gjendemi në kërcënime të hapura nga radikalizmi islam, sidomos duke pasur parasysh se kemi qytetar nga Maqedonia të cilët shkojnë në radhët e ISIS dhe kthehen mbrapa. 
 
Shteti duhet që të ketë kujdes se si ato njerëz do të sillen në Maqedoni, ku ka edhe një ligj i cili penalisht i ndjek ato.”, theksoi ndërmjet tjerash profesori Andonov.
 
© ZHURNAL.mk