Eroll Rizaov në njërin prej shkrimeve të tij të fundit paraqet ndjenjat dhe emocionet e tij se si do të ishin me largimin e kryeministrit Nikolla Gruevski nga pozicioni i kryeministrit.
Rizaov në këtë mënyrë jep një mesazh për kryeministrin maqedonas që të mos e gënjeje veten se mund që të kthehet pas tre muajve, por edhe tregon shënimin e një historie dhjetë vjeçare në skenën politike në Maqedoni
“Gjendem para përgatitjeve psikologjike për ta përballur dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski. Do të bëhen edhe pak dhjetë vite se si për çdo ditë, në festa e në punë e në shtëpi ka disa orë po shoqërohemi bashkë.
Në pakënaqësinë e dy palëve ngelëm të pandarë, dhe tani ka rrezik nga një stres i fuqishëm si reagim kur me dikë aq shumë afrohesh dhe menjëherë të ndahesh.
Ma pranoi, edhe atij do ti vinte keq që duhet të shkoje, më shumë do të dëshironte që ta kritikoj si kryeministër, sesa ta injoroj, madje edhe ta lavdëroj si lider të opozitës. E luta që të mos shkoj. Më tha se edhe ai nuk dëshiron që të shkoj, por duhet.
Mos e mbaj dert, tha, kthehem pas tre muajve. Kjo gjë më shqetësoi tepër, thash me vete mos po e gënjejnë njeriun, mos është kjo lamtumira me fronin, çka do të bëjmë nëse ngelim pa atë, jetim në Ballkan. Do të rrënohemi, zhdukemi, zbuluan këshilltarët e tij medial”, shkroi Eroll Rizaov