Role me gështenja

0
270
Përbërësit:
300gr biskota,
250gr gështenja të grira,
1 pako margarinë,
150gr çokollatë për gatim,
100gr kokos,
100gr sheqer pluhur,
200gr sheqer pluhur,
100gr margarinë,
50ml ujë.
 
Përgatitja:
I thërrmojë biskotat dhe i vëmë në enë të madhe e të thellë.
Në tenxhere në zjarr shkrijmë 100gr margarinë. Pasi shkrihet margarina, tenxheren e heqim nga zjarri dhe i shtojmë 100gr sheqer pluhur. I shtojmë gështenjat e grira dhe përziejmë me lugë. Masën nga tenxherja e derdhim në enën me biskota. Përziejmë me lugë dhe shtojmë 50ml ujë. E ngjeshim masën me dorë, derisa të bashkohet.
Fillojmë me përgatitjen e kremit. Në enën për përzierje hedhim 100gr margarinë dhe 200gr sheqer pluhur. I rrahim me mikser, derisa margarina të fillojë të shkumëzohet. Në enë e shtojmë kokosin dhe vazhdojmë të përziejmë me lugë, derisa të bashkohet masa.
Masën për role e vëmë sipër një flete plastmasi dhe e mbulojmë me fletën e plastmasit. Me petës, masën e hapim në formë peteje. Sipër brumit për role e vëmë kremin. Me thikë e hapim kremin në tërë sipërfaqen e petës. Me ndihmë të fletës së pastmasit e mbështjellim në formë roleje. Rolenë e lëmë të shtrëngohet.
E thyejmë çokollatën dhe e shkrijmë në enë mbi avull. Në enë hedhim vaj, që çokollata të fitojë shkëlqim.
Rolesë së shtrënguar ia largojmë fletën e plastmasit. Sipër roles e derdhim çokollatën e shkrirë. Me thikë e lyejmë tërë rolenë me çokollatë të shkrirë. Pasi shtrëngohet çokollata, rolenë e presim në cop. Copët e rolesë me gështenja i rendisim në pjatën për servirje./RGSH