Real Madridi vazhdon veprimet humane – pas ndihmës së madhe të shprehur ndaj refugjatëve sirianë – klubi mbretëror ka ftuar për një turne në qendrën stëvitore të klubit dhe në Bernabeu refugjatin që u godit nga kameramania dhe që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës.
Uosama Alabed Almohsen, burri sirian i cili u godit teksa po ikte në kufirin e Hungarisë për një jetë më të mirë për luftës së Siri, është ftuar nga Florentino Perez për të vizituar qendrën stërivtore, lojtarët dhe stadiumin Bernabeu.
Familjarët bashkë me Alhmohsenin kishin rastin të takonin trajnerin Benitez dhe superyllin, Critiano Ronaldo.
Familja siriane në fjalë do të jetë prezente edhe në ndeshjen që Reali zhvhillon ndaj Granadas, transmeton Telegrafi.
“Eshtë një ëndërr e bërë realitet. Unë e dua Real Madridin, është klubi im i preferuar, dhe i gjithë familjes time po ashtu”.
“Ndihem falënderues që më është dhënë kjo mundësi nga presidenti. Në Siri ne kemi ëndërruar ta shohim një ndeshje të Realit, dhe tani kjo do të bëhet realitet. Jam shumë i gëzuar”, u shpreh refugjati sirian që zuri vëmendjen e gjithë botës.