Ronaldo më i madh se Messi, ja sa vlejnë këmbët e tij!

Edhe pse është praktikë e zakontë për klubet e mëdha që t’i sigurojnë lojtarët për t’i mbrojtur investimet e tyre, shuma që Real Madridi paguan për t’i siguruar vetëm këmbët e futbollistit më të mirë në botë, Cristiano Ronaldos, është E PABESUESHME!

Super-ylli portugez theu të gjitha rekordet kur u transferua te Real Madridi për 94 milionë euro nga Manchester United, mirëpo paratë e transferimit të tij klubi i nxori pas dy muajsh vetëm me shitjet e fanellave të tij. Përveç të hyrave nga fanellat që i sjellë Ronaldo, ai i sjellë të hyra marramendëse klubit edhe nga shumë reklama që realizohen me kompani të ndryshme.

Duke pasur parasysh këtë, klubi ka paguar një policë sigurimi të veçantë për këmbët e tij në vlerë prej 103 milionë eurove. Po, po, 103 milionë euro. Paramendoni, vetëm një këmbë e tij kushton rreth 51.5 milionë euro.

Dhe, e dini ç’është ironia e kësaj? Këmbët e superyllit të Barcelonës, Lionel Messi, janë të siguruara vetëm për 51 milionë euro. /Telegrafi/ 

Artikulli paraprakWelbeck: Rikthimi në Old Trafford, i vështirë
Artikulli vijuesPolicia serbe arreston pensionistin Ahmet Emini nga Zhegra