Borussia Dortmund ka shfaqur interesim për Shkodran Mustafi

0
227

Borussia Dortmund ka shfaqur interesim për transferimin e Shkodran Mustafit, i cili po shkëlqen me Valencian.

Pas paraqitjeve të mira me Valencian në La Liga, mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, ka zgjuar interesimin e Borussia Dortmundit.

 

Sipas SuperDeporte, ekipi i Jurgen Klopp kërkon ta ketë në skuadr Mustafin për sezonin e ardhshëm. Qendërmbrojtësi ndihet mirë te Valencia, megjithatë një rikthim në Gjermani për më tepër në radhët e një skuadre me emër të madh si Dortmundi, ai do ta priste krahëhapur.

 

Borussia ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Valencias për Shkodran Mustafin, por trajneri Klopp e sheh te 22-vjecari si zëvendësuesin ideal të kapitenit Mats Hummels, i cili pritet të largohet nga ekipi.

 

Mustafi u transferua te Valencia nga ekipi italian, Sampdoria, për tetë milion euro. Ai deri më tani ka regjistruar 19 paraqitje dhe tre gola me ekipin nga Mestalla.