Kristiano Ronaldo përveç që është një super futbollist, ai ka një zemër të madhe dhe është shumë human. Ai në disa raste ka ndihmuar financiarisht fëmijët palestinez, ndërsa edhe kësaj rradhe kur për herë të parë në karrierën e tij u stolis me titullin kampion i Evropës me Portugalinë, ai nuk i ka harruar ata.
“Palestina është plaga ime e dhimbshme, nëse do ëe fitojmë kampionatin, atë do ua dedikojë fëmijëve të Palestinës” – kishte thënë Kristiano Ronaldo para ndeshjes finale të EURO 2016.
Portugalia mbrëmë në finalen e madhe të Parisit mundi minimalisht 1:0 nikoqirët e Francës, mirëpo pa Kristiano Ronaldon në fushë, pasi ylli portugez në minutën e 25-të ishte i detyruar që të braktis fushën, për shkak të një lëndimi të pësuar në gjurin e majtë pas një përplasje që pati me futbollistin francez, Dimitri Pajet.