ROSU hyn te Kroi i Vitakut

E plotësuar – Burime të agjencisë “Kosovapress” bëjnë me dije se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ROSU, ka hyrë në lagjen “Kroi i Vitakut”.

E plotësuar – Pjesëtarë të KFOR-it kanë ndaluar njësinë speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, të enjten rreth orës 10.00, tek ura e Sohodollit.

KFOR-i i ka penguar ata për të depërtuan në lagjen Kroi i Vitakut. Në anën tjetër, brenda në thellësi të ngjarjes janë mbledhur dhjetëra serb; nëpër disa lokacione të ndryshme në përpjekje për t’i ndaluar punimet në rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve, raporton “Kosovapress”.

Nëpër lagje vërehet prezencë e shtuar e Policisë së Kosovës. por edhe të KFOR-it. Në anën tjetër ka edhe shqiptarë të tubuar. Situate është e qetë por nën tension.kohaislame

Artikulli paraprakFSK me uniformë të re
Artikulli vijuesTurqia kërkon mbrojtje nga NATO.