Rrëmbehen 20 sirianë sunnitë nga shiitët libanez në Bejrut

Agjencia shtetërore e Libanit njoftoi të mërkurën se dhjetëra sirianë janë rrëmbyer dhe disa dyqane pronë të sirianëve janë vandalizuar të mërkurën në Bejrut.
Po ashtu, klani mysliman shiit në Liban njoftoi se ka rrëmbyer 20 sirianë në përpjekje për të siguruar lirimin e një anëtari të familjes së rrëmbyer nga kryengritësit sirianë afër Damaskut.

Kryengritja në Siri ka polarizuar Libanin ku myslimanët sunitë janë mbështetës të kryengritësve, ndërsa shiitët mbështesin regjimin e Asadit.

Edhe Arabia Saudite iu ka kërkuar qytetarëve të saj që ta lëshojnë menjëherë Libanin nga frika e rrëmbimeve eventuale.

Artikulli paraprakGentian Beqiri u ekzekutua në gjumë, si u mashtruan policët roje – një histori e vrasjeve misterioze
Artikulli vijuesSkenari i sulmit mbi Iranin