Rreth 150 pjesëtarë të Policisë së Serbisë, nga e enjtja pasdite, kanë hyrë në veri të Mitrovicës. Burime të gazetës Koha Ditore nga veriu bëjnë të ditur se këto prurje janë në shërbim të ndriçimit të vrasjes së pjesëtarit të EULEX-it, porse pritet të shërbejnë deri në përfundim të procesit zgjedhor më tre nëntor me qëllim të “mbajtjes nën kontroll të situatës së sigurisë” në atë pjesë.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, të Policisë së Kosovës e të EULEX-it kanë deklaruar se “nuk janë të informuar për dicka të tillë”.
Sipas burimeve të gazetës, pjesëtarët policorë serbë kanë hyrë në Kosovë nëpërmjet dy pikave kufitare, Jarinje e Bërnjak, dhe po shërbejnë vë veri me rroba civile.
“Për këtë rast institucionet e sigurisë së Kosovës si ato vendore, ashtu ndërkombëtare janë në dijeni. Policët e shtetit të Serbisë të premten dhe të shtunen janë parë duke operuar nëpër veriun e Mitrovicës në Lagjen e Boshnjakëve, ku të premten në mëngjes ka ndodhur një incident. Dhe policët serbë të autorizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, kanë kontrolluar dhe bastisur disa shtëpi në veri të Mitrovicës dhe të Kosovës”, kanë thënë burime në kushte anonimiteti.
Burimet thonë se cak i këtyre bastisjeve ishin kryesisht personat me të kaluar kriminale dhe ata që janë përfshirë në rrjete të ndryshme të krimit të organizuar./Koha Ditore/
You Might also Like
Krasniqi Qeverisë: Kujdes me politikën serbe
Qeveria e Kosovës është në përpjekje të një zgjidhjeje pozitive të çështjes së veriut dhe…
By
Redaksia
3 Min Read
Qeveria qet në ankand 122 vetura
Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që të reduktojë veturat brenda saj, pasi që sipas…
By
Redaksia
1 Min Read
Shqiptarët e Mitrovicës kërkojnë heqjen e barrikadës
Përfaqësuesit e shqiptarëve të veriut në Kuvendin Komunal në veri të Mitrovicës i kanë kërkuar…
By
Redaksia
2 Min Read
Pensionistët paralajmërojnë protesta masive
Përfaqësues të Koalicionit të Pensionistëve të Kosovës kanë paralajmëruar të enjten se do të organizohen…
By
Redaksia
1 Min Read
Trepça vlen 500 miliardë dollarë
Në emisionin ‘Arena’ të “Ora News” është diskutuar rreth situatës politike në Kosovë, idesë për…
By
Redaksia
3 Min Read
Parakalimi i FSK-së
Në Prishtinë, Forcat e Sigurisë së Kosovës parakaluan dje me uniforma të reja në kuadër…
By
Redaksia
1 Min Read
