Rreth 25 mijë mësimdhënës do t’iu kthehen studimeve

Të gjithë mësimdhënësit lëndorë, të nivelit të mesëm të ulët dhe atij të lartë, nëse duan të ruajnë vendin e tyre të punës, duhet t’iu kthehen studimeve, për të përfunduar masterin në Fakultetin e Edukimit. Siç shkruan sot “Koha Ditore”, rreth 25 mijë mësimdhënës do të jenë të detyruar t’iu kthehen studimeve.

Reformimi i sistemit arsimor i obligon mësimdhënësit që pas tre vjetësh të jenë me diploma master, nëse duan të punojnë me nxënës të klasave nga 6 deri në 12, përkatësisht të japin mësim në nivelin e mesëm të ulët, që nis nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, si dhe në nivelin e mesëm të lartë nga klasa e dhjetë deri në klasën e dymbëdhjetë./kohaislame

Artikulli paraprakMinistri Buja arsyeton rektorin Gashi
Artikulli vijuesSiri: Anulohet marrëveshja për evakuimin e Homsit