RRËZOHET AEROPLANI ME 600 KG KOKAINË

Aeroplani dymotorësh kontrabandues, i cili po fluturonte nga Kolumbia u rrëzua, ndërsa ai po ndiqej nga helikopterët e policisë.

Aeroplani që po barte rreth 600 kg kokainë u rrëzua në lindje të Hondurasit, konfirmuan autoritetet policore të këtij vendi, duke shtuar se më këtë rast të paktën një person ka vdekur.

Ministri i Sigurisë, Ektor Mehija tha se një piloti u vra dhe tjetri plagos rëndë.

Zyrtarët nga Hondurasi thanë se një sasi e madhe e  kokainës ishte djegur gjatë aksidentit.

Hondurasi është pikë e rëndësishme transiti për kokainën në rrugën e saj nga Amerika e Jugut në Shtetet e Bashkuara.kohaislame

Artikulli paraprakWindows 8 Pro vetëm 40 dollarë
Artikulli vijuesJanë gjetur trupat e pajetë të pilotëve të avionit turk të rrëzuar nga ana e Sirisë